Greqi, Hasi krijon polemika
për revolucionin te Olympiacos

Greqi, Hasi krijon polemika<br />për revolucionin te Olympiacos
Ka më pak se një muaj që është emëruar në stolin e Olympiacosit por Besnik Hasi është vënë menjëherë në qëndër të vëmendjes nga mediat greke.

E gjithë kjo ka të bëjë me faktin se trajneri shqiptar ka skarcuar shumë futbollistë që janë aktualisht pjesë e Olympiacosit duke krijuar shumë polemika. Kampionët e Greqisë po zhvillojnë përgatitjet për sezonin e ri dhe pas disa ditësh stërvitje në Austri do të transferohen drejt Belgjikës për të qenë plotësisht gati për sezonin e ri.

6 lojtarë janë lënë jashtë nga Hasi me trajnerin që nuk i ka grumbulluar në fazën përgatitore pasi nuk bëjnë pjesë në planet e tij. Mes tyre është edhe mesfushori me origjinë shqiptare Pajtim Kasami i cili është ende nën kontratë me klubin grek por që tani duhet të mendojë për një destinacion të ri, pa harruar këtu emra të tjerë të rëndësishëm si braziliani Bruno Viana, mesfushorët Giannis Gianottas dhe Andreas Bouchalakis.

Pas një sezoni jo shumë të mirë në kompeticionet europiane me skuadrën që nuk u kualifikua dot në grupet e Champions Leagues, Hasi kërkon ti japë një tjetër fytyrë Olympiacos-it, në mënyrë që skuadra ndryshe nga sezoni i fundit të mos e diskutojë as titullin në Greqi dhe për këtë arsye 45-vjecari nga Gjakova po  vepron me dorë të hekurt. Edhe sulmuesi iranian Karim Ansarifard nuk bën pjesë në planet e trajnerit pasi sëfundmi Olympiacosi ka zyrtarizuar afrimin në skuadër të sulmuesit të kombëtares nigeriane Emmanuel Emenike.

Por të rrezikuar për të mos qenë më pjesë e skuadrës nga Pireu janë edhe lojtarë të tjerë me peshë si gjermani Marko Marin, portugezi Andre Martins dhe spanjolli Alberto de la Bella pasi nuk pëlqehen nga trajneri shqiptar. Pavarsisht se është vënë në qëndër të polemikave nga mediat greke te Olympiacosi i Besnik Hasit do të ketë vend vetëm për ata futbollistë që përkushtohen maksimalisht në stërvitje dhe që japin maksimumin për skuadrën.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën