Greqi, hetohen mbi 200 raste të dyshuara për shmangien nga taksat

Prokurorët grekë, pas kryerjes së kontrollit në një degë të bankës zvicerane UBS në Athinë, kanë zbuluar të paktën 200 raste të dyshuara për mashtrim ndaj autoriteteve tatimore greke. Ata kanë zbuluar dhe hard drive-ra që përmbajnë informacione për rastet e dyshuara të pastrimit të parave, bëhet e ditur nga burime gjyqësore.  Shuma e secilës depozitë nga shmangia e pagesave të taksave mund të llogaritet nga 1,5 deri në 12 milionë euro.  Zgjidhja e këtyre parregullsive mund të sigurojë një vlerë prej më shumë se 2 miliardë euro autoriteteve tatimore greke, sipas një vlerësimi të shtypit grek.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës