Greqi-Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e djeshme në Polikarpoi, Pela Greqi.

Sipas mediave greke një 21-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur kontrollin e makinës për pasojë ka dalë nga rruga.

Fatkeqësisht i riu nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.