GREQI - Shqiptari i arratisur nga burgu i trikallas në Greqi ndodhet fare pranë kufirit me Shqiërinë, vetëm 500 m larg. Këtë fakt e kanë publikuar mediat greke para pak minutash duke cituar burimet e policisë greke, që i tremben kalimit të kufirit nga i arratisuri.  Gjurmët e Kupës janë zbuluar në fshatin Kerasohori në Thesproti, në një shtë ku ai dhe ka ngrënë konserva.

Ilir Kupa ka qënë para pak ditës në shoqërinë e të arratisurit tjetër, Marjan Kola, i cili u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë greke. Kupa arriti të largohet, por tashmë shteti shqiptar ka nisur negociatat me familjarët e tij për të ndihmuar policinë greke në arrestimin e tij dhe shpëtimin e jetës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)