GREQI- Policia e burgut të Shën Stefanit në Patra të Greqisë zbuloi një të burgosur shqiptar që organizonte trafikun e drogës dhe celularëve nëpër qelitë e bashkëvuajtësve të tij. Gjatë kontrollit në qelinë e tij janë gjetur 10 pako me 52.4 gram heroinë, 11 pako me 31.6 gram kanabis dhe 3 telefona celularë.
Nën hundët e oficerëve të burgut të Shën Stefanit në Patra ekzistonte një “dyqan” në qelinë e 29-vjeçarit shqiptar i dënuar si pjesë e trafikut të drogës në ishullin Zakinthos.
I burgosuri ka furnizuar “kolegët” me sasi të mëdha të droge dhe telefonave celularë, teksa mbante çmime të larta. Në ngarkim të të dënuarit u formulua dosja për posedimin dhe importim të drogës dhe celularëve, cila iu dërgua Prokurorit të Zakinthos.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com