SELANIK- Dy shqiptarë kanë vjedhur 662 litra vaj ulliri në depon e një shtetasi grek me qëllim t’i shesnin në Shqipëri.
41 vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij, kanë hyrë fshehurazi në depon e një shtetasi grek 42 vjeçar në Potiada të Halkidikisë në Selanik dhe i vodhën sasira të mëdha vaji ulliri.
Sipas hetimeve të policisë vjedhja ka ndodhur mëngjesin e 12 majit. Hajdutët kanë hyrë në depo dhe kanë marrë 662 litra vaj ulliri dhe dy damixhana me raki, të cilat i ngarkuan në makinën e 41 vjeçarit.
Shtetasi shqiptar u kap nga policia, pasi një ditë, (17 maj) kur kishte pirë raki (ndoshta nga rakia e vjedhur) u mburr përpara shokëve për vjedhjen. Synimi i tij ishte që sasinë e vajit të ullirit ta dëgonte në Shqipëri për ta tregtuar.
Ndaj tij është formuluar aktpadia dhe do shkojë përpara drejtësisë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com