GREQI- Me duar të lidhura nga pas dhe i veshur vetëm me të brendshme 19-vjeçari ka vrapuar në rrugët e qytetit për të ndaluar disa hajdut t’i vidhnin banesën e tij në Greqi.
Siç raportojnë mediat greke, dy hajdutët kishin hyrë mëngjesin e 3 gushtit në apartamentin e 19-vjeçarit, i cili ishte në shtëpi bashkë me prindërit në gjumë.
Hajdutët kanë hyrë dhe i kanë lidhur, për të vjedhur apartamentin në rehatinë e tyre. Por nuk morën parasysh që 19-vjeçari fshihej brenda. Sapo hajdutët ikën, pavarësisht se ishte i lidhur dhe pa rroba ai i ndoqi nga pas rrugëve të qytetit.
“Doja ta çoja gjënë deri në fund, nuk doja t’i lejoja asnjë hapësirë që të shpëtonin nga policia”, ka thënë 19-vjeçari për mediat greke.
Mësohet se njëri nga hajdutët u rrëzua teksa po përpiqej të largohej. Ai pësoi atak kardiak dhe aktualisht ndodhet në spital, ndërsa hajduti tjetër u arrestua nga policia greke.