Greqi- Telefoni i markës iPhone ndihmoi hetuesit të zbardhnin rastin e një përdhunimi dhe që gjykata mbi bazën e kësaj prove të ndëshkonte autorin e dyshuar.
Gjykata e Apelit të Kretës në Greqi ka dënuar me formë të prerë me 11 vite dhe 3 muaj burg një 48-vjeçar shqiptar, baba i katër fëmijëve, pasi u shpall fajtor për vjedhje, përdhunim, madje edhe dhunë ndaj punonjësve të policisë, përveç hyrjes së paligjshme në vend.
I pandehuri banues në Chania, i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, përveç vjedhjes, por nuk e ka bindur dot gjykatën, edhe për shkak të disa provave të reja të siguruara nga Prokuroria. Gjykata vendosi gjithashtu që vuajtja e dënimit të bëhet në qelitë e burgut të Grevenës, aty ku dhe ai mbahej që nga arrestimi i tij, në vitin 2021.
Çështja nisi të zbërthehej më 17 gusht 2021, kur një çift turistësh irlandezë kishin shkuar në plazhin e Platanias për të notuar gjatë natës. Por pasi dolën nga deti, pak pas orës 01:00, ata zbuluan se i kishin vjedhur nga çanta një iPhone, një portofol dhe një orë me vlerë 500 euro.
Duke përdorur iPhone tjetër, të cilin vajza e kishte në vete, u aktivizua aplikacioni i gjurmimit dhe në një vend aty pranë çifti ka pikasur të pandehurin së bashku me një bashkëpunëtor tjetër që mbante telefonin, ndërsa më pas iu gjet edhe ora.
Kjo zbuloi më tej se 48-vjeçari kishte marrë pjesë edhe në përdhunimin në grup të një turisteje suedeze pak ditë para se të vidhte telefonin, ngjarje e ndodhur më 11 gusht të atij viti, pak para orës 01:00, sërish në plazhin e Platanias, informon media greke.
Në seancën, e cila zgjati përafërsisht 4 orë, u lexuan deklaratat e dëshmitarëve, ndërsa dy policë dëshmuan në proces për detajet.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
48.7%
-
Barazim
32.4%
-
Fiton Shqipëria
18.9%
Vota total: 386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Kishte bërë ‘kërdinë’ në Gjermani me 9 grabitje në seri, ‘skifteri’ shqiptar arrestohet në Bari pas 5 vitesh kërkime! Plaçkiti 140 mijë euro mall
20 Mars, 09:49
-
'Arrestimi i Ekrem Imamoglu-t një shkelje e rëndë'/ Bakojanis kërkon me urgjencë debat në Këshillin e Evropës për ngjarjen në Turqi
19 Mars, 18:28
-
‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë 2030 do jetë e thellë
19 Mars, 16:38
-
Itali/ ‘Zgjuarsia’ s'e shpëton shqiptarin, i papunë, i pastrehë dhe qarkullonte me makinë! Kapet me kokainë të kamufluar në cigare
19 Mars, 13:43
-
Itali/ Shqiptari i papunë kapet në ‘biznes’ kokaine dhe hashashi, Gjykata i vendos në izolim shtëpiak nga ora 9 e mbrëmjes, deri në 6 të mëngjesit
18 Mars, 15:33
-
Ishte dëbuar nga Italia për pesë vite, 25-vjeçari shqiptar ndërron identitet dhe kthehet përsëri
18 Mars, 13:53
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama i rikthehet turit me diasporën, takim me shqiptarët në Kretë në datë 29 mars
18 Mars, 12:20
-
Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan, kryeministri grek Mitsotakis: Kam kontaktuar Fortlumturinë e tij, Kisha e Shqipërisë është pikë bashkimi mes dy popujve
17 Mars, 22:38
-
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, 47-vjeçari shqiptar punonte 24 orë taksist së bashku me bashkëshorten për të siguruar jetesën
17 Mars, 16:41
-
Kretë/ Plagosi me armë 3 grekë gjatë 'festës së beqarisë', arrestohet pas 2 vitesh 'Nardi', bosi shqiptar i krimit dhe kontrollit të lokaleve të natës
17 Mars, 16:09
-
Aksident në Greqi, taksia përplaset me një mjet tjetër, ndërron jetë 47-vjeçari shqiptar (VIDEO)
16 Mars, 15:21
-
Pluhuri i Saharasë ‘mbulon’ Athinën, preken edhe zona të tjera
15 Mars, 18:25