Një shqiptar dhe një greke janë arrestuar këtë të mërkurë në Greqi për posedim dhe transport droge. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, por mësohet se shqiptari është 45 vjec dhe grekja 53 vjece.
Policia greke pasi i ka ndaluar në aksin Korinth-Athinë, u ka gjetur dhe sekuestruar në mjet 22 pako me 28 kg e 205 gram marijuanë. Atyre iu janë sekuestruar gjithashtu edhe 4350 euro, si dhe 3 telefona celularë. Mjeti dyshohet se vinte nga kufiri greko-shqiptar.