SELANIK - Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostradën Selanik-Veria në Greqi, ku pesë persona kanë humbur jetën, dhe 32 të tjerë janë plagosur, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aksidenti i rëndë automibilistik ka ndodhur rreth 70 kilometra larg Selanikut. Mediat greke raportojnë se aksidenti, ku u përfshinë rreth 35 makina, u shkaktua nga një kamion, që po ecte me shpejtësi të lartë. Kamioni me targa bullgare dhe që drejtohej nga një rumun, nuk ishte në dijeni të disa punimeve rrugore nga Koorporata Energjitike Greke, në aksin rrugor që lidh portin e Igumenicës me kufirin grek.
Sipas mediave greke, kamioni fillimisht ka goditur një makinë dhe më pas dhjetëra të tjera, ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i kamionit. Nga përplasja, kanë humbur jetën 2 gra dhe 3 burra, ndërsa shumë prej mjeteve u përfshinë në flakë. Dëshmitarët tregojnë se një prej viktimave është djegur i gjallë brenda në automjet.

Pasojat e rënda të këtij aksidenti kanë ndërprerë qarkullimin në rrugën “Egnantia” dhe aktualisht kalimi i automjeteve po bëhet nga aksi i vjetër rrugor.
Gjendja raportohet emergjente nga mediat greke, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë si dhe autoambulanca, për të bërë ekspertizën e ngjarjes dhe verifikimet e duhura, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
/Shqiptarja.com

FOTO