Greqi/ Kancelarja gjermane Angela Merkel takon Tsipras: Berlini, vizion europian për vendet e Ballkanit Perëndimor

Greqi/ Kancelarja gjermane Angela Merkel takon Tsipras: Berlini, vizion europian për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kancelarja Angela Merkel dhe Aleksis Tsipras, kryeminister i Greqise

ATHINË- Në aeroportin "Eleftherios Venizelos", rreth orës 17:20 zbriti kancelarja gjermane Angela Merkel, që pritet të zhvillojë një vizitë 2-ditore në kryeqytetin grek. "Kemi sfida të reja për t'u përballur me shtëpinë tonë europiane",-u shpreh kryeministri Aleksis Tsipras pas takimit që pati me të në orën 18:00 të ditës së sotme.

Kryeministri grek i adresoi kancelares gjermane shqetësimin për rritjen e populizmit ekstrem dhe forcave destruktive në Europë. Tsipras dhe Merkel diskutuan edhe për ecurinë europiane të Shqipërisë. Merkel tha se Berlini ka një vizion evropian për Ballkanin Perëndimor, raporton Zougla.gr.

"Perspektiva e Berlinit është që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së. Ky është vizioni ynë. Mirënjohje për Greqinë dhe rolin e Tsipras në Ballkan. Bëri një punë të mirë me marrëveshjen për emrin e Maqedonisë. Zgjidhja e emrit sjell progres edhe për Greqinë."-tha Merkel. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët