GREQI – Dy shqiptarë të tjerë janë arrestuar në qytetin Katerini për posedim të lëndëve narkotike. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24 vjeç dhe 30 vjeç. Policia greke mundi të sekuestronte 30 gram kokainë dhe 504 gram kanabis sativa.

Lëndët narkotike u gjetën në makinat e dy shqiptarëve, të cilët e shisnin në tregun lokal.

Dy shqiptarët u ndaluan gjatë një kontrolli rutinë të policisë greke.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetet e tyre u zbuluan edhe lëndët narkotike.

Dy automjetet, njëra ‘BMW’ dhe tjetra Toyota’ si dhe 2 celularë u sekuestruan nga autoritetet greke të Katerinit.

bmw
toyota


droge



(v.gj/shqiptarja.com)