Greqi, kapet Klodi Lesi: S'ka
më jetë për mua, e as fëmijët

ATHINE - 17 ditë pas arratisë, policia greke ka vënë në pranga shqiptarin Klodi Lesi i cili masakroi me thikë bashkëshorten greke, e pas krimit mori me vete edhe djalin e vogël 4-vjeçar. 

Bashkë me shqiptarin, policia gjeti edhe vogëlushin i cili është shëndoshë e mirë.

klodi lesi

Pavarësisht se kërkimet u shtrinë deri në kryeqytetin grek, shqiptari është pikasur në fshatin Ormylia, pranë Halkidikisë, zonë ku dhe vetë ai banonte.  

klodi lesi
( Zona ku u arrestua Klodi Lesi )

vendi ku qendroi klodi lesi

vendi ku qendroi klodi lesi

vendi ku qendroi klodi lesi
Vendi ku Klodi Lesi qëndori me të birin pas vrasjes së gruas


Kanë qenë dy punëtorë shqiptarë të kësaj zone, që pikasën brenda kasolles Klodi Lesin. Ata e gjetën atë duke fjetur dhe menjëherë lajmëruan policinë. Shqiptari ka lënë djalin e vogël dhe ka tentuar sërish të largohet por nuk ka mundur dot të shpëtojë. Pas prangosjes Lesi ka deklaruar se gjatë gjithë këtyre ditëve ishte përpjekur për t’u larguar nga zona, por e kishte pasur të pamundur për shkak të postblloqeve që policia kishte ngritur për kapjen e tij.

Gjatë marrjes në pyetje, Lesi është shprehur: “Kam bërë gabimin më të madh të jetës sime, nuk ka më jetë për mua. Shkatërrova edhe fëmijët e mi."

klodi lesi
( Zona ku u arrestua Klodi Lesi )
 
E gjithë policia greke nisi një "gjueti" për arrestimin e shqiptarit, pasi djali 4-vjeçar që kishte me vete ishte i sëmurë dhe i rrezikohej jeta. Fëmija ishte i trembur dhe qante, por në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas, ai iu dorëzua gjyshërve të tij, dhe siç tregon gjyshi i 4-vjeçarit, u qetësua pasi takoi vëllanë 6-vjeçar.

Mbrëmjen e 7 janarit Klodi Lesi shkoi në shtëpinë e bashkëshortes së tij i tërbuar, pasi ajo e kishte larguar nga biznesi i familjes. Ai e qëlloi 7 herë më thikë 41-vjeçaren greke, me të cilën kishte nisur procesin e divorcit. Klodi Lesi është një figurë e njohur për policinë, pasi ai ka një të kaluar kriminale në rastet e trafikut apo shpërndarjes së drogës dhe për posedim të armëve.
 
Pak ditë pas arratisjes Klodi pati një takim të fshehtë me avokatin më të njohur grek Alexi Kougia me Klodi Lesin, i cili tha se 34-vjeçari i kishte kërkuar që ta mbronte. Avokati pranoi me kusht që Klodi, i njohur edhe me emrin Xhejms, të dorëzonte djalin 4 vjeç. Shqiptari nuk pranoi dhe humbi sërish gjurmët. 

klodi lesi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej