ATHINË, 21 gusht /ATSH-AFP/ - Të paktën 25 deputetë, kundërshtarë politik të së Majtës radikale të Syrizas njoftuan sot për krijimin e një grupi parlamentar të emërtuar "Unioni Popullor", një ditë pas shpalljes së dorëheqjes së kryeministrit dhe drejtuesit të Syriza-s, Alexis Cipras, informoi website informativ "Left.gr".
Ky njoftim konfirmon më së shumti mosmarrëveshjet brenda Syrizas, partia e cila doli fituese në zgjedhjet e 25 janarit me 36,3 për qind të votave me premtimin se do t'i jepte fund politikës së masave shtrënguese.
Grupi i ri parlamentar i drejtuar nga 63 vjeçari që nuk bën kompromise, Panagiotis Lafazanis, ish ministër i Mjedisit dhe Energjisë, i cili e humbi këtë post gjatë riorganizimit të kabinetit qeveritar në korrik. Ai doli hapur kundër deputetëve të Syrizas në lidhje me marrëveshjen e kaluar mes Athinës dhe BE-së për planin e ri të ndihmës prej 86 miliardë euro në tri vitet e ardhshme shoqëruar me një valë masash shtrënguese.
Kundërshtar i zjarrtë i politikave shtrënguese, Panayiotis Lafazanis akuzon Alexis Cipras-in për tradhti të vijës së Syrizas duke rënë dakort para presioneve të kreditorëve, BE-së dhe FMN-së./
/v.b/