Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 4.4 dhe 5 të shkallës Rihter janë regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Ishullin grek të Zantes, në Greqi. Sipas mediave greke, raportohet se Instituti Gjeodinamik Kombëtar në Athinë ka njoftuar se epiqendra e lëkundjeve të para të tërmetit u regjistrua në orën 05:01 me orën lokale, 78 kilometra në jug të Zantes, ose 298 kilometra në perëndim-jugperëndim të Athinës.
Gjthashtu sipas instituti kombëtar Gjeodinamik disa minuta më pas një tjetër lëkundje me magnitudë, 5.0 ka goditur ishullin me epiqendër rreth 59 km në jug-perëndim të ishullit
Asnjë vlerësim nuk është dhënë për thellësinë e dy tërmeteve, e dyta e të cilave ishte më e fortë. Ndërkohë, mësohet se nga tërmeti nuk ka patur deri më tani dëme.
Më 26 tetor, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 shkallën Rihter, u regjistrua po prap në këtë ishull. Ndërkohë mediat greke njoftojnë se priten që në ditët në vazhdim aktivitetit sizmike të vijojë të jetë intensiv në detin Jon.