ATHINE- Tre nga deputetët e “Agimit të Artë” të arrestuar disa ditë më parë, përfituan “liri me kusht” nga Prokuroria greke. Deputetët akuzohen për “krijim të organizatës kriminale”, si dhe për një sërë krimesh, përfshirë vrasje, sulme, shantazhe dhe pastrimit të parave. Por në depozitimet e tyre në Prokurori ata argumentuan se arrestimet e tyre ishin jokushtetue
 
Pas shqyrtimit të kërkesave, prokuroria ka vendosur “liri me kusht” për deputetët Ilias Kasidiaris, Ilias Panajotaros dhe Nikos Mihos, ndërsa mbetet në burg vetëm deputeti Janis Lagos.
 
Shkak për qendrimin në burg të këtij të fundit, mbeten të dhënat e rezultuara nga thirrjet dhe bisedat telefonike të rregjistruara, pas vrasjes së këngëtarit grek, Pavlos Fissas.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)