KRETE - Rezulton mashtrim, ngjarja e shënuar në Chania të Kretës dhe bërë publike sot nga mediat greke, ku një 16-vjeçare ka denoncuar në polici, babanë e saj me pretekstin se e përdhunonte bashkë me motrën 11 vjeçare. Policia greke ka kryer verifikimet e nevosjhme për rastin prej nga ka rezultuar se vajza adoleshente ka gënjyer.

Media greke publikuan sot rastin e një shqiptari, baba i dy vajzave adoleshente, se është arrestuar pasi akuzohet se abuzonte me to, njera 16 dhe tjetra 11 vjeçe. Ngjarja është shënuar në Chania në qytetin e dytë më të madh të Kretës dhe është bërë publik sot në mediat greke. Sipas tyre, 16 vjeçarja ka denoncuar në polici se se i ati përdhunonte atë dhe të motrën 11 vjeçe

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)