Policia greke ka vënë në pranga një 31-vjeçare, në Heraklion, Greqi, pasi akuzohet se ka lënë vetëm në shtëpi për një kohë të gjatë 8 fëmijë të mitur.
Mes fëmijëve kishte edhe dy foshnje të cilat ishin vetëm 3-muajshe, raporton Protothema.
Ngjarja është zbuluar fillimisht nga fqinjët, të cilët pasi kanë dëgjuar të qarat e fëmijëve, kanë lajmëruar policinë.
31-vjeçarja, nëna e fëmijëve ka deklaruar në polici se arsyeja që i ka lënë vetëm fëmijët është se kishte shkuar për të vizituar babain e saj në spital.
Autoritetet greke po hetojnë nëse kjo ngjarje ka ndodhur vetëm sot apo është bërë në mënyrë të vazhdueshme.