GREQI/ Mbytet anija me emigrantë, 3 viktima dhe 15 të zhdukur! Vijojnë kërkimet për të mbijetuarit

GREQI/ Mbytet anija me emigrantë, 3 viktima dhe 15 të zhdukur! Vijojnë kërkimet për të mbijetuarit

Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Levos të Greqisë ku kanë humbur jetën 3 persona. Sipas raportimeve nga mediat greke ngjarja ka ndodhur pranë Agios Georgios Loutropolis Thermi ku një anije me emigrantë është mbytur në det.

Mësohet se anija ishte nisur nga brigjet e Turqisë dhe në bord ndodheshin 36 persona ndër të cilët 15 janë zhdukur dhe ende nuk dihet fati i tyre.

Varka arriti në zonën detare pranë bregut të Agios Georgios të Thermit 10 kilometra në veri të qytetit të Mytilinit rreth orës 3 pas mesnate por erërat e forta e hodhën atë në shkëmbinj.

Sipas informacioneve të para nga roja bregdetare greke një person është dërguar në spital, tetë persona janë gjetur në tokë në një zonë shkëmbore dhe nëntë të tjerë në një zonë malore. Kërkimet vijojnë nga toka për të gjetur emigrantët e zhdukur.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare