GREQI- Autoritetet greke kanë deklaruar ditën e sotme se kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga deti trupat e 7 emigrantëve, mes tyre edhe dy fëmijë. Emigrantët humbën jetën gjatë natës së mbrëmshme, kur varka e tyre u fundos në jug të Detit Egje. Ata udhëtonin ilegalisht nga Turqia, por nuk dihet ende destinacioni për ku ishin nisur. Dy trupa janë gjetur pranë brigjeve dhe trupat e pesë emigrantëve të tjerë janë gjetur në varkën e tyre gjysmë të fundosur.
Ndërkohë 8 prej emigrantëve që gjendeshin në varkë kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa dy të tjerë janë deklaruar të zhdukur.
Nënshtetësia e emigrantëve nuk është bërë e ditur.
Alarmi u dha nga një anije e vogël turke, e cila në errësirë arriti të shpëtojë dy prej tyre.
Sipas mediave ndërkombëtare, Greqia është një pikë strategjike tranziti për emigracionin klandestinë nga Azia dhe Afrika, drejt Bashkimit Europian. Shumë emigrantë udhëtojnë drejt ishujve grekë, të nisur nga brigjet turke me varka të vogla tejet të mbushura me njerëz dhe të pasigurta.
Në muajin janar, 12 emigrantë humbën jetën, pasi varka e tyre u përmbys pranë ishullit grek të Farmakonissi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com