ATHINË - Me mijëra emigrantë, simpantizantë të së majtës dhe të të drejtave të njeriut, manifestuan paqësisht sot në Athinë kundër fashizmit dhe racizmit, njoftuan forcat e rendit.
 
Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër fashizmit dhe racizmit, komunitetet e emigrantëve, mbi të gjitha pakistaneze, të Bangladeshit dhe Afrikane, u mblodhën në qendër të qytetit dhe marshuan deri tek sheshi “Syntagma”, ku një koncert i mbajtur me mbështetjen e Bashkisë së Athinës mbylli manifestimin.
 
Në krye të korteut gjendeshin kryesisht emigrantë që vinin nga Azia, punonjës në fushat e luleshtrydheve “Manolada” në Peloponez, ku vitet e fundit kanë ndodhur shumë incidente të dhunshme mes pronarëve grekë dhe emigrantëve që protestojnë kundër kushteve të mjerrueshme të punës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)