Greqi/ Mesazhe kërcënimi për bomba në 35 shkolla në Athinë, dyshohet se u dërgua nga Rusia

Greqi/ Mesazhe kërcënimi për bomba në 35 shkolla në Athinë, dyshohet se u dërgua nga Rusia

Shkollë në Greqi

Këtë të mërkurë në mëngjes, 35 shkolla në Athinë morën një e-mail kërcënues ku thuhej se brenda objekteve ishin vendosur bomba.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për një shaka dhe autori dyshohet se është rus. Autoritetet greke janë në kërkim të gjurmëve të tij elektronike.

Sipas policisë helene qëllimi i mesazhit ka qenë të krijojë shqetësim dhe të shkundë ndjenjën e sigurisë së qytetarëve.

Gjithashtu policia po kryen kontrollet përkatëse në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit dhe njësitë shkollore, ndërkohë që kanë filluar hetimet për identifikimin e dërguesit.

Kujtojmë se mesazhe të tilla kërcënuese pati edhe në shkollat e Tiranës dy javë më parë ku shkollave në kryeqytet iu dërguan e-maile kërcënuese me nota radikalizmi fetar.

Ndërsa më herët kërcënime ka patur edhe për shkollat e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?