Greqi, mesfushori shqiptar Ergys
Kaçe firmos me Panathinaikos

Greqi, mesfushori shqiptar Ergys<br />Kaçe firmos me Panathinaikos<br>
Ergys Kaçe largohet sërish nga PAOK-u por mbetet në kampionatin grek. Mesfushori shqiptar do të vazhdojë karrierën me një tjetër emër të madh në Greqi, Panathinaikosin.

Sipas medias greke dje është bërë zyrtarizimi i këtij transferimi, i cili fillimisht do të jetë në formë huazimi deri në fund të sezonit. Në kontratën midis dy klubeve ekziston një klauzolë ku Panathinaikos ka të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit shqiptar në verën e këtij viti.

Kishte kohë që Kaçe donte të largohej nga PAOK-u, madje u përfol se do të luante në kampionatine Qipros, por përfundimisht do të transferohet në Athinë. Në një moment tjetër ky do të ishte një hap shumë i madh në karrierën e Kaçes por këtë vit Panathinaikos ka probleme të mëdha financiare dhe nuk lufton për titull por për mbijetesë. Gjithsesi vazhdimi i karrierës në një klub me kaq shumë emër në Greqi është një hap pozitiv për mesfushorin shqiptar.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas