Ministri grek i Financave, Janis Varufakis u shpreh sot i vetëdijshëm për punën e qeverisë greke përsa i përket gjetjes së një zgjidhjeje me partnerët evropianë duke respektuar kërkesën e grekëve për të mos hequr dorë nga angazhimet zgjedhore.
Dy ditë nga zhvillimi i takimit të jashtëzakonshëm të Eurogrupit mbi Greqinë që do të zhvillohet të mërkurën në Bruksel, ai deklaroi se kishte parashikuar në këtë takim t’i përmbahej kërkesës së popullit për të mos hequr dorë nga angazhimet zgjedhore dhe në të njëjtën kohë për të mos hequr dorë nga detyra për gjetjen e një zgjidhjeje.
Ai theksoi se plani i propozuar nga Greqia mund të mundësonte zgjidhjen e dy kontradiktave të shfaqura: ”rregullat evropiane” dhe ”mandati”, besuar nga zgjedhësit qeverisë së majtë radikale ”Syriza”./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com