UASHINGTON, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ -  Komisioneri evropian për Ekonominë, Pierre Moscovici konfirmoi dje se mbikëqyrja ekonomike e Greqisë nga kreditorët ndërkombëtarë duhet të jetë në të ardhmen shumë më e lehtë dhe më pak invazive.
Vendosur që prej vitit 2010 nën mbikëqyrje financiare nga trojka (BQE, Komisioni Evropian, FMN) Greqia po negocion aktualisht me kreditorët për dhënien e këstit të fundit të kredisë që duhet të mbyllet në fillim të vitit 2015.
"Po dalim nga logjika e trojkës, që tashmë nuk tolerohet nga populli grek i cili ka përshtypjen se realisht ndodhet nën mbikqyrje", tha Moscovici në kuadër të një vizite të tij në Uashington.
"Reformat drastike të kërkuara që prej katë vjetësh nga kreditorët e Athinës, përbëjnë një shkak për konfrontime edhe në dialogun për zgjedhje të parakohshme presidenciale në Greqi. Me gjithë borxhin kolosal dhe papunësinë e lartë, Greqia u rikthye në ritme pozitive zhvillimi ekonomik, duke bërë të mundur një etapë të re në marrëdhëniet me vendin", shtoi Moscovici, ish-ministri francez i Ekonomisë, i cili vizitoi Athinën në në fillim të javës./
/ec/