ATHINE- Parlamenti grek do të shqyrtojë sot projektligjin për ndalimin e financimeve shtetërore të atyre partive, ku ndaj liderëve ose deputetëve të tyre janë janë ngritur akuza për vepra kriminale. Mediat greke e konsiderojnë këtë vendim si pjesë e një goditjeje të paparë ndaj partisë neonaziste "Agimi i Artë".

Dje  wshtw vetwdorwzuar nw policinw e Atikws, në Athinë deputeti i Agimit të Artë, Kristos Papas, i cili është me origjinë shqiptare. Ndaj tij pod je ishte lëshuar një urdhër-arresti nga ana e prokurorisë.

Me prangosjen e tij, shkon në 6 numri i deputetëve të arrestuar të kësaj partie përveç 13 zyrtarëve të tjerë në degët lokale dhe polici.Të arrestuarve u është lënë kohë deri nesër ose pasnesër të përgatisin mbrojtjen e të dalin para gjykatës. 

Ndwrkohë që mbrëmjen e djeshme  kryetari i partisë Nikos Mikaloliakos dhe Zëdhënësi i partisë, Ilias Kasidiaris janë marrë në pyetje nga një gjyqtare. Ata akuzohen për krijim të organizatës kriminale.

Ndaj partisë neonaziste, prokuroria greke ka lëshuar dhjetëra urdhër-arreste ndërsa ende nuk janë ekzektuar të gjithë. Deri më tani janë të arrestuar 20 persona.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)