GREQI- Ka ndërruar jetë ish-kreu i OMONIA-s në vitet 1996-‘98. Mediet greke shkruajnë se Jorgos Labovitjadhi, 72 vjeç, ka vdekur ditën e sotme. Pas viteve ’90-të ai banonte në Athinë. Labovitjadhi ishte i persekutuar politik para ‘90-ës, ndërsa babai i tij, Gregoris, u burgos në Burrel.

Ish-kreu i OMONIA-s njihet për debatet me PBDNJ, teksa në 2 vjet diskutohej për rolin e PBDNJ-së. Mandati i zotit Labovitjadhi u shtri në periudhën 1996-1998, periudhë që edhe pse përfshiu brenda saj kaosin politik të vitit 1997, në jetën politike të OMONIA-s nuk ka shumë episode dhe ngjarje për t‘u shënuar.

Gjatë këtij mandati tërheq vëmendjen nisja e debatit me krerët e PBDNJ-së për rolin e OMONIA-s në përcaktimin e kandidatëve për deputetë, fakt që e kthehu PBDNJ-në në një faktor politik më kryesor dhe më të përfillur nga Athina zyrtare.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiparja.com)