Ndryshime në qeverinë greke, kryeministri Tsipras shpall kabinetin e ri/ Kotzias "i paprekshëm"

GREQI- Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka vendosur të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës duke vendosur t’i japë një frymë të re qeverisë së tij. Mediat greke raportojnë se ka ndryshime por jo në postet më të rëndësishme. Mësohet gjithashtu se në qeverinë e re ka hyrje të reja si Mariliza Xenogiannakopulou (Ministre e Rindërtimit) dhe Katerina Papakosta, (Zëvëndës ministre e Mbrojtjes). Këto dy emra vijnë nga partia PASOK.

Vlen të theksohet se ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias nuk është lëvizur nga posti i tij. Kotzias do të vijojë punën e tij i "qetë", përfshirë këtu edhe negociatat me Shqipërinë.

Në kabinetin e ri kanë ndryshuar ministri i Ekonomisë, Mbrojtjes së Qytetarëve, ai i Brendshëm dhe ai i Arsimit.

Lista e disa prej ministrave të rinj:  

Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit,  Yiannis Dragasagis
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Olga Gerovassilis
Ministria e Brendshme, Aleksandros Haritsis
Ministria e Arsimit, Kostas Gavroglou

Përbërja e qeverisë:

1.    Zëvendëskryeministër: Yannis Dragasakis

2.    Ministria e Brendshme: Aleksandros Haritsis

3.    Ministria e Mbrojtjes Civile: Olga Gerovassilis

4.    Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit: Yiannis Dragasagis

5.    Ministria e Politikave Dixhitale, Telekomunikacionit dhe Informacionit: Nikos Pappas

6.    Ministria e Mbrojtjes: Panos Kammenos

7.    Ministria e Arsimit, Kërkimit dhe Çështjeve Fetare: Kostas Gavroglou

8.    Ministria e Punës, Sigurisë Sociale dhe Solidaritetit Social: Efi Achitsoglou

9.    Ministri Alternativ i Solidaritetit Social: Theano Fotiou

10.  Ministria e Punëve të Jashtme: Nikos Kotzias

11.  Ministria e Drejtësisë, Transparenca dhe të Drejtat e Njeriut: Michalis Kalogirou

12.  Ministria e Financave: Euklid Tsakalotos

13.  Ministria e Shëndetësisë: Andreas Xanthos

14.  Ministria e Rindërtimit Administrativ: Mariliza Xenogiannakopoulou

15.  Ministria e Kulturës dhe Sporteve: Myrsini Zorba

16.  Ministria e Mjedisit dhe Energjisë: Giorgos Stathaki.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë