Greqi, në pranga 59-vjeçari
shqiptar për trafikim droge/FOTO

Greqi, në pranga 59-vjeçari<br />shqiptar për trafikim droge/FOTO<br>
Arrestohet në Kastoria të Greqisë 59-vjeçari shqiptar, bashkëpunëtor në trafikim dhe posedim droge.

Oficerët e Gardës Kufitare Kristalopigi, kanë arrestuar dje (20-02-2018) në Kristalopigi të Florinas dhe sot (21-02-2018) në orët e hershme të mëngjesit në zonën e Kozanit,  3 persona, ndër to një shqiptar. Tre personat ishin: shqiptari 59 vjeçar dhe dy shtetas grekë, 47 dhe 50 vjeç. Ata janë arrestuar për trafikim dhe posedim droge.

Natën e kaluar në Krystalopigi, Florina, u kap shoferi shqiptar duke drejtuar një automjet ku u gjenden pesë pako që përmbanin 16 paketa me kanabis, pesha totale e të cilave ishte 62 kg dhe 265 gr. Dy të tjerët, 47-vjeçari dhe 50-vjeçari janë arrestuar në automjete në orët e para të mëngjesit, në rajonin e Kozanit. 50-vjeçari i dorëzoi policisë 2 pako me kanabis të papërpunuar prej 60 gr, një cigare kanabis prej 2 gr si edhe fara kanabis.

Në total janë konfiskuar:
62 kile dhe 327 gram kanabis të papërpunuar

54 fara kanabis
3 makina
4 telefona celuluarë
1 shënime me dorë
 650 euro cash.

Departamenti i Gardës së Kufirit të Kristalopigi, pok kryen procedurat hetimore. Tre të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e krimeve, Kastoria. 

[gallery]25619[/gallery]

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut