Një shqiptar i cili po udhëtonte me motor ka përplasur dhe tërhequr zvarrë një fëmijë 11 vjeç në rrethana ende të paqarta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Miaouli në Chalkida të Greqisë, ku 52-vjeçari shqiptar plagosi një 11-vjeçar që ishte duke ecur në këmbë.
11-vjeçari u transportua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje jo kritike për jetën.
Ndërsa shqiptari fillimisht u shoqërua në polici, por më pas u vendos që ai të hetohej në gjendje të lirë.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.