Greqi, një 52-vjeçar shqiptar përplas një fëmijë 11 vjeç, e tërheq zvarrë me motor

Foto ilustruese

Një shqiptar i cili po udhëtonte me motor ka përplasur dhe tërhequr zvarrë një fëmijë 11 vjeç në rrethana ende të paqarta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Miaouli në Chalkida të Greqisë, ku 52-vjeçari shqiptar plagosi një 11-vjeçar që ishte duke ecur në këmbë.

11-vjeçari u transportua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje jo kritike për jetën.

Ndërsa shqiptari fillimisht u shoqërua në polici, por më pas u vendos që ai të hetohej në gjendje të lirë.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja e Kavajës, sipas jush si do të jenë ditët e fundit të fushatës elektorale?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

34 mijë qytetarë dalin nga sigurimet shoqërore! Eksperti Dermyshi: Rritja e papunësisë cënon pensionet! COVID rriti informalitetin në punësim