ATHINË, 13 qershor /ATSH-AFP/ - Përfaqësuesit e kryeministrit grek, Aleksis Cipras do të takohen sot në Bruksel me përfaqësuesit e kreditorëve të Greqisë dhe qeveria u shpreh e gatshme, sipas një komunikate, për të depozituar kundërpropozimet në kuadër të një marrëveshjeje mbi financimin e vendit.
Qeveria greke theksoi në këtë komunikatë se të dy palët janë më pranë se kurrë një marrëveshjeje, ndërkohë që zona euro ka filluar të diskutojë për mundësinë e një dështimi grek, deri tani tabu, nëse diskutimet mes Athinës dhe kreditorëve nuk përfundojnë me sukses përsa i përket listës së reformave dhe masave buxhetore pritur nga Greqia./ /ec/












