Greqi, nuk arrihet marrëveshja,
vendi në prag të zgjedhjeve

Greqi, nuk arrihet marrëveshja,<br />vendi në prag të zgjedhjeve
Greqi- Pas disa orëve optimizëm, në Greqi përfundon takimi midis presidentit Papulias dhe krerëve të partive politike pa arritur asnjë rezultat pozitv. Pas takimit të ditës së dielë në mbrëmje pritej që palët t’i jepnin një zgjidhje përfundimtare krizës post zgjedhore që ka pllakosur vendin. Por, të gjitha pritshmëritë nuk kanë rezultuar pozitive. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat menjëherë pas takimit sekretari i së Majtës Demokratike, Fotis Kouvelis. Ndërsa presidenti Karolos Papulias njoftoi se bisedimet për krijimin e një qeverie koalicioni do të rifillojnë ditën e hënë në orën 19:30 të pasdites. Nëse shteti grek nuk do të arrijë që të realizojë një marrëveshje për krijimin e qeverisë deri më 17 Maj, Greqia do të shkojë përsëri në zgjedhje.

(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin