Greqi, përleshje në burg mes
shqiptarëve e pakistanezëve

Greqi, përleshje në burg mes<br />shqiptarëve e pakistanezëve
 ATHINE-  Në burgun e Domokosë, të shtunën pasdite herët është shënuar një përleshje mes të burgosurve shqiptarë e pakistanezë, gjë që ka sjellë si rezultat plagosjen e 3 pakistanezëve.

Sipas Lamiastar.gr, tre të burgosur shqiptarë janë grindur me tre të burgosur pakistanezë. Gjakrat janë ndezur keqazi dhe derisa të ndërhynin gardianët, të burgosurit kanë nxjerrë thikat e improvizuara dhe kanë goditur njëri- tjetrin. Nga përleshja kanë ngelur të plagosur tre pakistanezët, nga të cilët njëri prej tyre është ne gjendje të rëndë, pasi është goditur me thikë në mushkëri.

Dy nga të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lamias, ndërsa i treti pasi është mjekuar është rikthyer në burg.

Shkaqet ende nuk dihen, ndërkohë që mendohet se bëhet fjalë për grindje që ka të bëjë me kontrollin e tregtimit të sendeve të ndryshmebrenda burgut, pasi është përjashtuar shkaku i grindjes për arsye ordinere.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin