Greqi, pako bombë policëve që
arrestuan Karelin pas vrasjes

Greqi, pako bombë policëve që<br />arrestuan Karelin pas vrasjes
SELANIK - Një pako bombë është dorëzuar sot në komisariatin e Policisë në Malandrino, policët e të cilit arrestuan Ilia Karelin alias Kudret Kume.

Mëngjesin e sotëm, me postën e zakonshme policia kishte marrë edhe pakon e dyshimtë.

Siç shkruan media greke, nuk është specifikuar se kujt i ishte drejtuar pakoja bombë, por në mes të pistave të hetimit është edhe fakti se, efektivët e këtij komisariati policie ishin ata që arrestuan Karelin pasi kreu vrasjen e gardianit në burgun e Malandrinos.

Në këtë komisariat policie, Kareli kaloi një natë para se të dërgohej në burgun famëkeq të Ngritas ku edhe humbi jetën për shkak të rrahjes për vdekje që i kanë bërë 14 gardianë që janë vënë nën hetim.

Hetimet e prokurorisë greke nuk janë shtrirë në këtë komisariat, pasi sipas tyre Kareli nuk është dhunuar këtu.

Ilia Kareli humbi jetën mbrëmjen e 27 marsit 2014, pasi ishte dhunuar për vdekje nga gardianët e burgut të Nigritas.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë