MALLAKASTER- Jemi ne kulmin e sezonit, por në Drenovë fermeret ende nuk e kanë nisur vjeljen e qershive. Shkak është rënia drastike e prodhimit, ku faktorët kryesorë janë ndryshimet klimatike, dëmet nga insektet dhe mungesa e krahut te punes.

“Prodhimi ka rënë shumë, prej 2-3 vitesh situata është përkeqësuar nga klima dhe kushtet natyrore.”

“Të rinjtë kanë ikur, ka mbetur pak njerëz dhe s’ka kush i punon tokat.”

“Qershia kërkon klimë të freskët dhe lagështi, tani nuk i ka më kushtet”-, shprehen fermerët.

Ky është i treti vit që nuk marrin prodhim, ndaj shumë banorë kanë braktisur kultivimin e qershisë, duke kaluar drejt kulturave më rezistente si ulliri.

“I kam pasur 130 rrënjë, por i kam prerë sepse nuk kishin më leverdi. Tani kam mbjelle ullinj”

“Në kohën e komunizmit gjithe fshati kishte rreth 200 hektarë, sot kanë mbetur shumë pak.”

“Duhej një fabrikë përpunimi si dikur, por gjithçka është shkatërruar”-, thanë ata. 

Renia ka qene graduale ndervite, thane zyrtare e bashkise se Mallakastrës, duke theksuar se Drenova si gjithe fshatrat e tjere eshte prekur nga shpopullimi.

Bazuar ne te dhenat zyrtare mesojme se, dy dekada me pare, në Drenove kultivoheshin rreth 300 hektarë dhe ishin te angazhuar 600 fermere. Sot kane mbetur rreth 100 hektare me qershi.