Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori (VIDEO)

Greqi-Një burrë në Greqi është arrestuar nga policia, pasi kërcënoi se do të do shpërthente një sasi lëndë plasëse jashtë Gjykatës së Selanikut.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm (18 dhjetor 2024), teksa burri u ngjit shkallëve të gjykatës duke kërcënuar se do të aktivizonte pajisjen e improvizuar që mbante në duar, duke thirrur “Të hedh në erë, sill ministrin".

Efektivët gjetën në çantën e autorit i cili rezulton se vuan nga probleme të shëndetit mendor një pajisje të improvizuar që kishte nëntë fishekzjarre të mëdha dhe një bazë e cila gjithashtu përmbante përbërje piroteknike. Gjithashtu në çantë iu gjetën disa bateri dhe një armë false.

Nëse eksplozivi do të kishte shpërhyer do të kishte shkaktuar dëm të konsiderueshme, raporton Prothotema.gr.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy