Greqi/ Partneri i 23-vjeçares shqiptare që ndërroi jetë tregon momentet e tmerrit: U thyen xhamat! Ishte varur nga dritarja, më ndihmoi një fëmijë ta nxirrja jashtë

Greqi/ Partneri i 23-vjeçares shqiptare që ndërroi jetë tregon momentet e tmerrit: U thyen xhamat! Ishte varur nga dritarja, më ndihmoi një fëmijë ta nxirrja jashtë

1677923159_ifi.JPG

23-vjeçarja shqiptare Ifigjenia Micka që humbi jetën nga përplasja e trenave në Greqi po kthehej nga Athina me partnerin e saj. I fejuari që ka pësuar djegie nga zjarri që shpërtheu ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

“Nga përplasja u thyen xhamat. Ifigjenia ishte varur nga dritarja dhe unë e mbaja me gjithë forcën time. Po bëja thirrje për ndihmë, në një moment më ndihmoi një fëmijë, e zbritëm dhe e çuam në pikën e parë, prej nga dilnin njerëzit. E vendosëm në sedilje, sepse ishte në gjendje kritike dhe nuk doja ta lëndoja dhe dola jashtë për të thirrur zjarrfikësit. U përpoqa të kthehesha, por nuk më lanë dhe më çuan në ambulancë. Që atëherë i humba gjurmët e saj. Unë pyesja dhe askush nuk më përgjigjej”, ka thënë i riu.

Pak çaste para ngjarjes tragjike, kishte folur me motrën, të cilës i kishte treguar se ishte kënaqur në udhëtim dhe dukej shumë e lumtur. Po ashtu kishte kontraktuar nënën për t’i thënë që do të flinte dhe të mos bëhej merak se babai i partnerit do t’i dilte para për t’i cuar në shtëpi.


Lajmi kryesor:

Aksidenti tragjik në Greqi me 57 të vdekur, identifikohen 4 viktima me origjinë shqiptare (EMRAT)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen