Greqi, Pasok e Demokracia
e Re në qeveri të përbashkët

Greqi, Pasok e Demokracia <br />e Re në qeveri të përbashkët
ATHINE – Zgjedhjet e dyta brenda 42 ditësh në Greqi, i dhanë fitoren konservatorëve të Demokracisë së Re mbi të majtën radikale, Syriza. Demokracia e Re dhe Pasok kanë arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Antonis Samaras pasi morri mandatin për krijimin e qeverisë nga presidentit grek Karolos Papulias tha se dëshiron të formojë një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur. Samaras është treguar shumë optimist në bisedën me Papulias në lidhje me formimin e një qeverie afatgjatë dhe proeuropiane.

E MAJTA DHE E DJATHTA, QEVERI E PERBASHKËT
Ka përfunduar takimi i kreut të Demokracisë së Re, Samaras i mandatuar për formimin e qeverisë së re greke me kreun e PASOK, Venizelos. Pas takimit Venizelos tha se qeveria do të formohet jo më vonë se nesër dhe zgjidhja më e mire është një qeveri me katër parti, përfshirë edhe Syrizan.

Gjithsesi, pjesëmarrja e Syrizas në qeveri duket e pamundur pasi vetë kreu i saj Tsipras ka deklaruar se do të jetë në opozitë. Edhe pa Syrizan, Samaras me Venizelos mund ta krijojnë qeverinë pasi kanë një mazhorancë prej 179 vendesh në Parlament. Dy liderët e partive kryesore Venizelos dhe Saramas do të takojnë Presidentin grek.

TSIPRAS TAKON SAMARAS: NUK DO JEM NE QEVERI
Menjeherë pas takimit me presidentin, Samaras zhvilloi një takim me Tsipras për të diskutuar në lidhje me formimin e qeverisë. Tsipras i ka bërë të qartë se nuk do të jetë I pranishëm në qeverinë e Samaras, pavarësisht se nga ky I fundit ishte premtuar se do të ishte një qeveri e shpëtimit kombëtar. Gjithashtu ai paralajmëroi se shkurtimet e reja në paga do të jenë katastrofike.


PAPULIAS: QEVERIA TE FORMOHET QE SOT
Nga ana e tij Presidenti Karolos Papulias konfirmoi se është domosdoshmëri kategorike formimi i një qeverie koalicioni që prej ditës së sotme. Deklarata e tij u bë gjatë takimit me kryetarin në ikje të Parlamentit, Viron Polidoras, i cili kishte shkuar për t'i njoftuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të djeshme. "Uroj që një qeveri koalicioni të formohet që sot'', theksoi Polidoras.
"Është i domosdoshëm formimi i një qeverie koalicioni që prej ditës së sotme'', theksoi Papulias, i cili pret të takohet me fituesin e zgjedhjeve legjislative, Adonis Samaras, për t'i dorëzuar mandatin për të kryer këtë detyrë të vështirë.

Nga numërimi i 100% i  votave
Demokracia e re ka marrë 29.7% të votave, ose 129 vende në Parlament
Syriza ka marrë 26.9 % ose 71 vende
PASOK ka marrë 12.3% ose 33 vende
Grekët e Pavarur 7.5% ose 20 vende
Agimi i Artë 6.93.% ose 18 vende
E Majta Demokratike 6.25% ose 17 vende
Partia Komuniste 4.50% ose 12 vende

SFIDA PER TE FORMUAR QEVERINE
Antonis Samaras deklaroi mbrëmë se grekët zgjodhën të qëndrojnë në euro dhe bëri thirrje për “një qeveri të shpëtimit kombëtar”. Nga ana e tij Tsipras, kreu i së majtës radikale Syriza,pranoi humbjen dhe deklaroi se i takon Samaras të jetë i pari të nisë negociatat për të formuar qeverinë, ndërkohë që përjashtoi veten nga ky koalicion, dhe do të mbetet në opozitë.

“Nga e hëna do të mbaj një qëndrim të fortë si forcë opozitare”- deklaroi Tsipras. Nga ana e saj PASOK e Evangelos Venizelos, e ndëshkuar nga votuesit, duke e dalë e treta, pas së majtës radikale Syriza, deklaroi se është e gatshme të hyjë në koalicion me Demokracinë e Re, duke shkuar më tej dhe kërkuar që në koalicionin qeveritar të përfshihet dhe Syriza, e Dimar, partia së majtës demokratike.

LIDERET BOTERORE PERSHENDESIN FITOREN E SAMARAS
Fitorja e Demokracisë së Re është mirëpritur dhe nga liderët botërorë të cilët nga ana tjetër i kanë bërë thirrje Athinës të formojë me shpejtësi kabinetin qeveritar. Grupi i Eurozonës tha se reformat janë garancia më e mirë për Athinën të kalojë këtë sfidë të rëndë socialse dhe ekonomike.

Nga Washingtoni, Shtëpia e Bardhë  theksoi se ishte në interesin e çdo kujt “që Greqia të mbetet në eurozonë”

Nga Brukseli, Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe ai i Komisionit Europian Barroso deklaruan mbrëmë se “ Mezi po presim të punojmë me qeverinë e re dhe të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e saj. Do të vazhdojmë ti qëndrojmë pranë, si anëtare e familjes së BE-së dhe zonës Euro. Jemi gati të vazhdojmë të mbështesim Greqinë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, uroi Samaras për fitoren dhe shprehu bindjen se Athina do të veprojë në përputhje me angazhimet e saj të mëparshme.  Ministri gjerman i Financave, Volfganf Schaeuble tha se “nëse fitorja e Demokracisë së Re konfirmohet, Gjermania do ta konsideronte këtë rezultat si vendim të votuesve grekë për t’u angazhuar në zbarimin e reformave të thella ekonomike dhe financiare”.

REAGOJNE POZITIVISHT TREGJET
E gjithë bota dje mbajti sytë në Athinë, me frikën se zgjedhjet e së dielës mund të shkaktonte një dalje të mundshme të Greqisë nga zona euro, duke shkatuar frikën e një nxitjeje të vendeve të tjera për të dalë nga euro, por dhe thellimin e trazirave ekonomike globale.
Edhe tregjet ndërkombëtare iu përgjigjen pozitivisht rezultateve të zgjedhjeve të së dielës. Pozitivisht reagoi tregu aziatik.


AMBASADORI DERVISHI DJE PËR A1REPORT: MUND TË KEMI QEVERI
Ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi në një lidhje telefonike me A1Report, dje, pak minuta pas mbylljes së kutive të votimit e ka cilësuar të pritshëm rezultatin dhe ndarjen me pak votave mes Demokracisë së re të Samaras dhe Syrizës së Aleksis Cyprias.
“Me këto rezultate mund të krijohet qeveria. Nesër (sot) do të ketë një parti fituese për krijimin e qeverisë, e rëndësishme është që kjo qeveri të jetë stabël. Kjo, sepse asnjë parti nuk do daljen e Greqisë nga Eurozona”, tha ambasadori Dervishi në intervistën interactive me gazetarin Edvin Parruca.

ANALISTI DANAJ: FORMULA E VENIZELOS MË E SAKTA
ORA 19: 10 - Analisti Koço Danaj në një prononcim për A1Report deklaroi dje se grekët sot vendosën që votën tia japin Demokracisë së Re.
“Ky rezultat tregon gjendjen e shoqerisë greke, e cila ende ska vendosur se si duhet të veprojë”, deklaroi ai.
Sipas analistit Danaj, formula e Venizoles eshtë shumë e saktë për qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme ose grusht shteti. “Nesër do ketë një takim mes Cipras dhe Samaras. Të dy do të mbajn përgjegjësinë për Greqinë”, tha Danaj.

Sfida kyçe e zgjedhjeve ishte mes “Demokracia e Re ”e Antonis Samaras, që mbështet memorandumin e BE-së për daljen nga kriza financiare dhe “Syriza”, formacioni i të majtës radikale të Alexis Tsipras, i cili synonte të anullonte dokumentin e shteteve anëtare të BE-së dhe të ndërmerrte një plan për zhvillimin kombëtar të Greqisë dhe daljen nga kriza, pa e nxjerrë vendin nga Eurozona.
(aq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.