GREQI – Shumë prova që i inkriminojnë drejtuesit e partisë neonaziste Agimi i Artë” në vrasjen e reperit antiracist Pavlos Fyssas kanë dalë në dritë nga dosja e prokurorit që po heton çështjen e kësaj partie. Në ato prova, që kanë “rrjedhur” në shtyp, renditen shumë përgjime telefonike të natës së vrasjes, që implikojnë kreun e kësaj partie dhe deputetët e saj.
Për atë natë, më 17 shtator, raporti i Prokurorisë tregon se statuti i partisë - e cila vepron në bazë të një strukture të rreptë dhe komandë hierarkike - u zbatua edhe në vrasjen e 34 -vjeçarit Pavlos Fyssas muajin e kaluar, kur udhëheqja e partisë u informua lidhur me vrasjen.
Deputet i zonës Yannis Lagos telefonoi kreun e partisë, Nikos Mikaloliakos në orën 0:37 të datës 18 shtator, rreth gjysëm ore pas plagosjes.
Lagos mori një mesazh me shkrim nga Mikaloliakos menjëherë më pas, edhe dy telefonata nga deputeti.
Përveç kësaj, raporti tregoi se disa thirrje telefonike ishin bërë për deputetin Lagos nga ora 9:00 e natës së vrasjes dhe orës 2:00 e së nesërmes nga Jorgos Patelis, kreu i degës së “Agimit të Artë” në Nikea, afër Pireut.
Patelis është një prej të arretsuarve gjatë fundjavës, sëbashku me një oficere policie të kësaj zone; ai mori një telefonatë pas vrasjes së Fyssas nga një anëtar tjetër i dyshuar i “Agimit të Artë”, i paraburgosur në aksionin e së shtunës.
Telefonatat e përgjuara të anëtarëve të dyshuar të “Agimit të Artë” pas vrasjes së Fyssas dhe bërë publike nga policia, tregojnë edhe për talljet e tyre me reperin e vdekur .
Dje, policia vazhdoi kërkimin për të gjetur arsenalin e armëve të “Agimit të Artë, fshehur në baza të sigurta në Athinë
Në raportin e prokurorit mbi funksionimin e “Agimit të Artë”, flitet edhe për detaj të rëndësishëm: partia kërkonte të anëtarësonte persona që njihnin artet marciale, për të trajnuar rekrutët e rinj të moshave 14 - 17 si pjesë e një programi të quajtur " Centaur ".
Mësuesit e shkollave të mesme kanë qënë të shqetësuar nga rritja e ideve nacionaliste tek nxënësit, nisur edhe nga vizatimet e kryqeve të thyera dhe parullave nacionaliste në tavolinat e tyre ,pas infiltrimit të elementëve nazistë në shkolla.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Parlamenti do vendosë prerjen e financimeve
i Artë" e dinte vrasjen e këngëtarit">