GREQI – Një irakian ka mbetur i vdekur si pasojë e përleshjes së egër midis bandash të burgosurish në burgun e Grevenas në Greqi. Ngjarja u regjistrua në orët e vonshme të pasdites së sotme.

Një grup të burgosurish shqiptarë, pasi ishin grindur me një grup tjetër të burgosurish nga vendet arabe, vendosën të lajnë hesapet mes tyre, e me këtë rast të burgosurit shqiptarë me një thikë provizore, të krijuar në burg, kanë vrarë një irakian dhe kanë plagosur tre të tjerë, transmeton albobserver.

Të plagosurit u transferuan urgjentisht në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Grevenas, ndërsa forca të shumta policore kanë shkuar në burg, ku po kryejnë kontrolle të imtësishme.

Policia nuk ka dhënë ende detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë, por kanë bërë me dije se edhe para një jave kishte pasur përleshje të tilla dhe se në atë rast ishin plagosur shtatë të burgosur. Pas kontrollit të kryer atëherë, policia pati sekuestruar 25 thika provizore dhe 42 telefona celularë.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)