GREQI - Një numër jo i vogël të burgosurish shqiptarë në burgun e Domokosë në Lamia të Greqisë, janë grindur me njëri- tjetri të shtunën pasdite.

Dy shtetas shqiptarë të burgosur janë plagosur rëndë dhe tre të tjerë më lehtë, nga përleshja e mesditës në sektorin e burgut ku mbahen të huajt.

Sipas burimeve policore, pesë shqiptarët janë përleshur me thika dhe mjete të tjera të forta rrethanore, duke kërkuar që t’i zgjidhnin njëherë e përgjithmnë konfliktet e tyre.

Në përleshjen e tyre nuk janë implikuar të burgosur të tjerë shqiptarë apo të huaj.

Pesë të burgosurit shqiptarë të plagosur janë transportuar në spitalin e Lamias.

qeli burg shqiptar

qeli shqiiptar burg greqi

burg qeli greqi tela
(Foto, nga burgu grek dhe qelia e shqiptarëve, sjellë nga korespondenti i TvA1Report në Greqi, Ardi Stefa)

(Gre.M/Shqiptarja.com)