Selanik- Një përleshje me thika mes shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (21 mars) në mes të Selanikut në Greqi, me pasojë plagosjen e rëndë të 2 prej tyre.
Policia e vendit fqinj informoi se një prej tyre është në gjendje kritike për jetën. Hetuesit kanë siguruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë për dinamikën e përleshjes, ku në një moment dallohet një prej shqiptarëve teksa bie në asfalt pas goditjes me thikë.
Emrat e tyre nuk u publikuan nga policia, teksa po trajtohen të dy në spital. Ngjarja ndodhi në Evosmos, rreth orës 19:00, në perëndim të Selanikut dhe të plagosurit janë të moshës 33 dhe 26 vjeç, teksa trajtohen në spitalin AHEPA.
Efektivë të policisë së Departamentit të Parandalimit dhe Shuarjes së Krimit kanë nxituar për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Kur kanë mbërritur në zonë kanë gjetur dy persona me plagë me thikë dhe ekipet e shpëtimit të EKAB-it, të cilët i kanë transportuar në spital. Dy personat duket se kanë goditur me thikë njëri-tjetrin në mes të rrugës, në rrugën ‘Papagou’, për arsye ende të panjohura.
Pas ngjarjes, njëri prej burrave është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pak më vonë ka shkuar për të kërkuar ndihmë në një dyqan aty pranë.
Videot e mëposhtme kapin momentin kur njëri nga dy personat e përfshirë mbërrin i plagosur me makinën e tij jashtë një supermarketi të lagjes, ndalon në mes të rrugës dhe shembet pas pak, informon media greke.
Sipas informacioneve, personi në fjalë ka pesë plagë me thikë në shpinë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
12.9%
-
Jo
78.6%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berat/ Plagoset me thikë klienti i moshuar në një lokal, autori arratiset! I dëmtuari dërgohet në spital, dëshmitarët: Kërkoi një person dhe shau klientët (EMRAT)
24 Mars, 20:39
-
Greqi/ Shqiptari ishte kthyer në ‘terrorin’ e hoteleve, arrestohet 37-vjeçari! PAMJET kur kërcënon punonjësit dhe grabit me pistoletë lodër! 5 sulme në seri, i gjendet dhe drogë
24 Mars, 17:44
-
Itali/ Kthyen shtëpinë në ‘fermë hashashi’, arrestohen 2 shqiptarët! Ja çfarë u gjeti dhe sekuestroi policia
24 Mars, 16:40
-
Basha takim me emigrantët në Athinë: Vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit, dëshmi se jemi pro SPAK! Në 12 vite u larguan 1 milionë shqiptarë
23 Mars, 21:31
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
Çmontohet organizata e trafikut të drogës në Itali, 9 të arrestuar, shumica e tyre shqiptarë! Pesë vite hetime për t’i zbuluar, vepronin mes Torinos dhe Milanos
22 Mars, 16:01
-
Kombëtarja U-21/ Shqipëria barazon 0-0 në Greqi
21 Mars, 18:19
-
Turqia merr në mbrojtje rajonin dhe Shqipërinë! Zbulohet marrëveshja e luftës
21 Mars, 13:52
-
Fier/ Nipi dhunon gjyshen, 41-vjeçari plagos të afërmin me thikë! Policia i arreston të dy, në pranga edhe shoferi i dehur (EMRAT)
20 Mars, 10:03
-
'Arrestimi i Ekrem Imamoglu-t një shkelje e rëndë'/ Bakojanis kërkon me urgjencë debat në Këshillin e Evropës për ngjarjen në Turqi
19 Mars, 18:28
-
‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë 2030 do jetë e thellë
19 Mars, 16:38
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama i rikthehet turit me diasporën, takim me shqiptarët në Kretë në datë 29 mars
18 Mars, 12:20