Greqi - Një përleshje rreth 15 personash është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kypselit, në Athinë.

Sipas autoriteteve greke, ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në kryqëzimin e rrugëve Lefkados dhe Evelpidon - motivet e konfliktit nuk janë bërë ende të ditura.

Gjatë përleshjes, një 40-vjeçar me origjinë indiane mbeti i plagosur me një mjet të mprehtë në pjesën e barkut dhe në kofshë.

Policia greke ka arrestuar tre persona, dy shtetas grekë, 26 dhe 30 vjeç, si dhe një 36-vjeçar me origjinë shqiptare.