GREQI- Një 20-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë, pasi iu përmbys traktori dhe e goditi.

Sipas medias greke, i riu kishte marrë traktorin dhe kishte shkuar në një pronë me ullinj për punë gjatë mesditës së sotme në Megaplatano, Atalanti.

Në rrethana të paqarta, traktori u përmbys, duke  goditur shoferin e tij. Policia greke ende po heton për rrethanat e ngjarjes.