Pjesa më e madhe e grekëve mbështesin qeverinë e partisë "Syriza" në negociatat me kreditorët e vendit duke dëshiruar një marrëveshje që mundëson mbajtjen e vendit në zonën euro, sipas një sondazhi të publikuar sot.
Sondazhi, i realizuar nga Instituti "Public Issue" për të përditshmen proqeveritare "Avgi" tregon se 54 për qind e personave të pyetur mbështesin mënyrën se si qeveria e partisë së majtë radikale "Syriza" por zhvillon negociatat, pavarësisht tensioneve me kreditorët ndërkombëtarë, të cilëve Athina nuk duhet tu nënshtrohet, sipas 59 për qind të të pyeturve.
89 për qind e personave të pyetur u shprehën kundër uljes të mëtejshme të pensioneve dhe 81 për qind u shprehën kundër largimeve kolektive nga puna.
Greqia po mbijeton që prej gushtit të vitit 2014 duke pritur që kreditorët t'i japin 7,2 miliardë eurot e mbetura nga programi i dytë i ndihmës që përfundon në fund të majit.
Evropianët dhe FMN-ja kërkojnë si këmbim, të ndihmës së tyre, reforma, veçanërisht në tregun e punës, që bien ndesh me premtimet zgjedhpre të qeverisë së Aleksis Cipras.
Dje, kryeministri, Aleksis Cipras, rikonfirmoi se qeveria e tij nuk do t'i nënshtrohej kërkesave irracionale që do të shkonin kundër linjave ët kuqe të përcaktuara gjatë fushatës së tij.
Sipas sondazhit, 71 për qind e personave të pyetur mbështesin monedhën e përbashkët evropiane dhe 68 për qind e tyre mendojnë se rikthimi i dhramisë do të përkeqësonte situatën e vendit./
/atsh/