Greqi/ 40-vjeçari shqiptar merret peng nga persona të maskuar! E dërgojnë në pyll dhe e qëllojnë me armë! Shkak një femër (EMRI)

Greqi/ 40-vjeçari shqiptar merret peng nga persona të maskuar! E dërgojnë në pyll dhe e qëllojnë me armë! Shkak një femër (EMRI)

Foto ilustruese

Krete - Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur nga kalimtarë të rastit në orët e para të mëngjesit në Irakleo të Kretës.

Sipas mediave greke, 40-vjecari me një plagë arme zjarri në këmbë është transportuar në spitalin Pagni të Kretës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai është Durim Muslija 40 vjeç nga Durrësi, person me precedentë të shumtë penalë në Greqi për drogë.

Fillimisht policia greke dyshoi se ngjarja kishte lidhje me një konflikt për motive të dobëta të ndodhur në një klub nate në zonën e Agiou Kostantinou në Irakleo, por dyshohet se autori e ka kërcënuar të plagosurin duke i kërkuar të heqi dorë nga një femër.

Në dëshminë që shqiptari ka dhënë në polici ka thënë se persona të panjohur e kanë futur me forcë në një automjet dhe pasi e kanë çuar drejt pyllit e kanë qëlluar në këmbë dhe më pas janë zhdukur.

Madje, ai i tha policisë se autorët e kishin të mbuluar fytyrën me maskë dhe nuk arriti që ti njihte dot.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë