Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ndodhet në gjendje kritike për jetën në një spital të Kretës, pas një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur pasditen e 14 korrikut në Mesohori të Komunës Arhana Asterousia në Kretë.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti bujqësor i drejtuar nga 42-vjeçari ka dalë nga rruga në rrethana ende të panjohura dhe është përplasur me një pemë ulliri, shkruan neakriti.gr.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në spital ku po trajtohet.