Një i ri shqiptar është arrestuar këtë të diel nga policia greke për trafikim dhe posedim të lëndës narkotike marijuanë.
27-vjeçarit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, i është sekuestruar 38 pako me 53 kg e 257 gram marijuanë, si dhe dy celularë.
Report Tv raporton se policia e vendit fqinj ka tentuar fillimisht ta ndalojë 27-vjeçarin në Kompoti të Artës, por pasi i është bërë shenjë ai ka shtuar shpejtësinë. Pasi ndjekja ka vazhduar, mësohet se shqiptari është kapur në rrugën Olimpia, pranë vendit të quajtur Selianitika të Axaias, ku i është bërë kontrolli dhe i është zbuluar sasia e drogës.
Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe implikimin e personave të tjerë në rrjetin e drogës.