Greqi, policia i gjen 35-vjeçares shqiptare 5.6 kg heroinë në shtëpi gati për shitje

Greqi, policia i gjen 35-vjeçares shqiptare 5.6 kg heroinë në shtëpi gati për shitje

Policia greke përpara shtëpisë së 35-vjeçares shqiptare në Selanik

Një grua shqiptare është arrestuar sot (e shtunë) nga policia greke pasi iu në banesë iu gjet një sasi heroine e paketuar. Gruaja e arrestuar është e moshës 35-vjeçare, ndërsa banonte në qytetin e Selanikut.  

Droga u gjet gjatë një kontrolli blic të policisë greke, pas informacioneve se në gruaja dispononte në banesë lëndë narkotike gati për ta shitur.

Dhe policët grekë nuk gabuan, pasi në shtëpi asaj iu gjetën 5.66 kg heroinë, një peshore me preçizion të lartë, një mjet prerës si dhe 8 365 euro cash. Paratë mendohet se janë fitimet e gruas nga shitja e lëndëve narkotike.

Gruaja është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndëkohë që vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve të saj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve